Gjilani themelon task forcën për pastrim ambienti

Prishtinë | 04 Sht 2018 | 12:04 | Nga

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka themeluar sot task forcën me emërtimin: “Ta pastrojmë Gjilanin”, në kuadër të aksionit të Qeverisë së Kosovës, që parasheh organizimin e të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës për pastrimin e ambientit dhe mirëmbajtjen e tij.

Koordinator i task forcës :“Ta pastrojmë Gjilanin” është kryetari Lutfi Haziri, i cili ka bërë thirrje për mobilizim masiv të qytetarëve, ndërsa anëtarë të saj janë udhëheqësit kryesorë të resorëve të ndryshëm që nga drejtoritë komunale, ndërmarrjet publike, organizimet e grave dhe rinisë etj, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Nga 15 shtatori deri më 15 tetor do të jetë aksion i përditshëm pastrimi i Komunës së Gjilanit nëpër të gjitha lagjet, fshatrat, lumenjtë, shkollat dhe gjithë hapësirës në përgjithësi. Naser Korça, nga Shërbimet Publike, Ramiz Ramadani nga Drejtoria e Bujqësisë, Nazim Gagica nga Drejtoria e Arsimi, Senad Rama nga ‘Ekohigjiena’, Avdyl Jerliu nga ndërmarrja ‘Tregu’, Muhamet Suliqi nga ‘Hidromorava’, Genc Mustafa nga Sektori i Rinisë, Lindita Salihu përfaqësuese e grave, Muhamet Pajaziti nga zyra e informimit, do të jenë anëtarët që do të vihen në lëvizje për të mobilizuar sa më shumë qytetarë në aktivitetin për pastrimin”, ka thënë kryetari Haziri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme