Berat Gjimshiti ka thënë se kundër Izraelit do ta kërkojnë vetëm rezultatin që sjell tri pikë.
Berat Gjimshiti ka thënë se kundër Izraelit do ta kërkojnë vetëm rezultatin që sjell tri pikë.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti ka thënë se kundër Izraelit do të japin maksimumin dhe duan vetëm tre pikë.“Me Izraelin është një ndeshje e vështirë, pasi është një kundërshtar i fort. Do të japim maksimumin dhe është normale që ndaj izraelitëve do të kërkojmë vetëm fitoren. A është barazimi i pranueshëm? Do të luajmë për fitore, jo për barazim”, ka thënë Gjimshiti për Super Sport.
Kujtojmë se ndeshja kundër Izraelit luhet me 12 nëntor dhe zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.