Gjinekologët po hezitojnë të punojnë në Kamenicë

Prishtinë | 05 Gus 2018 | 15:39 | Nga

Ka më shumë se 3 vite që Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Komunën e Kamenicës që nuk e ka funksionale departamentin e gjinekologjisë.

Kjo për shkak se komuna ka dështuar disa herë për të punësuar një mjek gjinekolog. Ndërkaq, Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Dritan Maliqi, ka thënë se pavarësisht që konkurset kanë qenë të hapura, nuk ka pasur asnjë të interesuar.

“Në komunën tonë nuk kemi gjinekolog për më shumë se tri vite, kanë shpall konkurs dy herë qeverisja e kaluar mirëpo nuk është paraqitur as një doktor gjinekolog për të punuar tek ne”, ka thënë Maliqi.

E, më së shumti që pësojnë në këtë mes janë gratë e Kamenicës të cilat kryejnë lindjet në QKMF e Gjilanit.

“Lindjet nuk zhvillohen këtu tek ne, ne e kemi afër Gjilanin 27 km, thuajse te gjitha lindjet kryhen atje. Ne jemi duke u munduar te pranojmë një gjinekolog me kohe sa ma te shkurt qe te mundemi, ta kemi si komuna se paku për kontrolle te shtatzënave”, vazhdon më tej Maliqi.

Ndërkaq Maliqi më tej thotë se përveç stafit shtesë, kjo klinikë ka nevojë edhe për sallë që i plotëson kushtet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme