Kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Gjakovës, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, ka votuar në njërën nga qendrat e votimit në këtë qytet.
Pas hedhjes së votës tha se e shpreson se të gjithë qytetarët e Gjakovës do ta kryejnë obligimin e tyre qytetar.
“Sot është një ditë e mirë dhe ftoj të gjithë qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre dhe të dalin e të votojnë”, tha ai.