Gjakova ishte qyteti i radhës ku Aleanca e Ramush Haradinajt ka hapur fushatën për zgjedhjet komunale.
Në këtë qytet, AAK-ja garon me Ardian Gjinin për kryetar të Komunës. Ai ka kërkuar votën e gjakovarëve, duke përmendur si përparësi “energjinë për punë” që ka AAK-ja dhe shefin e Qeverisë në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kryeministër i vendit, Ramush Haradinaj, ka ftuar gjakovarët që ta votojnë njeriun e tyre dhe që i bën nder Gjakovës, raporton Ekonomia Online.
Pasi ka folur për energjinë me të cilën Qeveria nën drejtimin e tij ka nisur punët, Haradinaj AAK-ja nuk është parti e fjalëve, por planifikon, vendos dhe e nis zbatimin deri tek qytetari.
“Kanë me u rrit tempi dhe efektet e punës së Qeverisë”, ka theksuar shefi i Qeverisë.
E Ardian Gjini ka thënë se do të punojnë bashkë me kryeministrin Haradinaj për ta ndryshuar Gjakovën.
“Kësaj radhe e kemi një shans më të mirë që qyteti e fshati, të jetë më i mirë; ta respektojmë njëri-tjetrin, të kemi një jetë më të mire”.
“Prej ditës kur të kryhen zgjedhjet, pasi që ne do të fitojmë, kemi me ba ndryshime… Kemi shumë energji pas vetes, e kemi kryeministrin tonë, i cili do ta ketë në vëmendje Gjakovën”.
“Krejt qytetet kanë më pësu ndryshime, por pak me shumë kryeministri ka me favorizu Gjakovën”, ka thënë Gjini.
Në tubimin zgjedhor në hotel “Pashtriku” ka folur dhe ish-kryetari i Gjakovës, Pal Lekaj, tani ministër i Infrastrukturës.
Lekaj ka thënë se ndryshimi në Kosovë ka filluar me ardhjen e Haradinaj në krye të shtetit. “E ndryshimi i gjakovarëve do të vijë me Gjinin, kryetar komune”.
Lekaj ka siguruar se Qeveria qendrore do ta mbështesë Gjakovën.