Gjini: Në vendet demokratike s’ka politikanë idhuj, babë i kanë thanë veç Stalinit, Enverit e Titos

Prishtinë | 04 Kor 2023 | 22:50 | Nga Ekonomia Online

Ardian Gjini, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se nuk i lexon komentet nëpër mediat sociale.

Ai në Presing të T7 ka thënë se çuditet kur i thuhet një politikani “babë”, duke e pasur fjalën për liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

“Me i thanë dikujt babë vetëm Stalinit, Enverit e Titos i kanë thënë. Bile njëherë jam bërë arrogant iu kam thënë shkoni more kërkoni falje baballarëve tuaj të vërtetë”, ka thënë Gjini.

Ai tha se kjo është qasje komuniste, duke shtuar edhe edhe nëpër studio televizive shpesh shprehet dashuri për politikanët.

Sipas Gjinit, në vendet demokratike nuk shndërrohen politikanët në idhuj.

Të ngjashme