Gjini viziton zonat e prekura nga vërshimet në Gjakovë

Gjakovë | 11 Jan 2021 | 12:56 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës, Ardian Gjini së bashku me drejtorin e drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Vehat Hoxhaj kanë vizituar lokacionet më të prekura nga vërshimet si pasojë e reshjeve të shiut dhe borës.

Zonat me problematikë më të theksuar janë urat si ajo në një rrugën Mit’hat Frashëri në të cilën vetëm ka filluar rrënimi i urës dhe parashihet ndërtimi i urës së re më të lartë dhe më të zgjeruar.

Lokacione tjera që u vizituan janë: Duzhnje, Ujz, Rogovë, Rr. “Bujar Roka”, Brekoc.

Ekipet e Zjarrëfikësve dhe operatorëve janë duke intervenuar në çdo vendbanim ku janë paraqitur probleme.

Në mënyrë që të jemi më afër jush, ju lutemi që të telefononi në numrin emergjent 112 dhe të adresoni kërkesën tuaj për intervenim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme