Bundeskanzleramt tashmë ka bërë të gjitha përgatitjet për takimin ndërmjet presidentit të Kosovës dhe kancelares gjermane, Angela Merkel.
Në konferencën për medie tashmë janë vendosur flamujt shtetëror të Kosovës, Gjermanisë dhe të Bashkimit Evropian.
Presidenca e Kosovës dhe Zyra për Informim e kancelares Merkel kanë paralajmëruar se takimi do të fillojë në ora 17:30, me ç’rast Thaçi dhe Merkel do t’iu drejtohen gazetarëve të pranishëm