Organizatori Burim Hazrolli ka folur për Ekonomia Online për ngjarjen “Profi Box Gala”, e cila do të mbahet nesër mbrëma në BMW Park në Munchen. Ai tha se do të jetë një mbrëmje fantastike, ku shikuesit do të kenë mundësinë të shohin një spektakël të boksit.
Hazrolli tha se boksierët menxi s’po presin që të futën në rin, ndërsa premtoi spektakël për shikuesit që do të jenë të pranishëm nesër në “BMW Park” në Munich
“Organizimi deri më tani ka shkuar shumë mirë, bokesiarët tanë mezi po presin që të futen në ring dhe i patë deri tani se sa janë të motivuar dhe sa janë të përgatitur. Ne mezi po presim që të vijë ora 18:00 dhe të fillojë meçi. Kështu që deri më tani ka shkuar shumë mirë, jemi të kënaqur dhe presim një meç të veçantë”, tha Hazrolli.
“Salla do të jetë thuajse e mbushur, deri më tani ka shkuar shumë mirë. Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë”, tha tutje Hazrolli.