Shumë herë ka ndodhur që veturave të vjetra t’ju ndryshohen kilometrat e kaluara. Pra, ato shiten me më pak kilometra në podometër (instrumentet matëse të makinës). Me hyrjen në fuçi të Ligjit për Automjete, kjo dukuri pritet të marr fund.
Këtë për Telegrafin e konfirmon edhe drejtori i Departamentit të Automjeteve në Ministrinë e Infrastrukturës, Nebih Shatri.
Kështu, në pesë pikat e Nenit 73 të Ligjit të ri për Automjete, thuhet:
“Kontrollimi teknik i mjeteve
1. Verifikimi i gjendjes teknike të mjeteve pjesëmarrëse në trafikun rrugor bëhet përmes kontrolleve teknike, procedurë në të cilën subjekti juridik për kontrollim teknik vlerëson të dhënat e mjetit, gjendjen e pjesëve, sistemeve dhe pajisjeve të mjetit dhe plotësimin e kërkesave tjera për mjetin, të përcaktuara me këtë ligj dhe rregullat e lëshuara në bazë të tij.