Gjoba dhe konfiskime për taksistët ilegalë në Prishtinë

Prishtinë | 22 Shk 2019 | 16:08 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës përmes një komunikate për media ka njoftuar se gjashtë ekipe të Inspekcionit janë angazhuar sot në ndalimin dhe gjobitjen e taksistëve ilegalë. Aksioni ishte i përqendruar në pikat statike në lagjen Dardania, ku zakonisht stacionohen kombit dhe veturat që kryejnë shërbimin e transportit ilegalisht.

Në komunikatë njoftohet se u shqiptuan gjoba nga 100 euro, për secilin, si dhe u bë konfiskimi i targave.

“Aksionet e tilla do të jenë të vazhdueshme (brenda dhe jashtë orarit zyrtar të punës), me kapacitet të shtuar edhe të Inspektorëve edhe të Policëve, si në pikat statike brenda lagjeve ashtu edhe nëpër stacione të autobusëve, deri në eliminimin e kësaj dukurie që po e rëndon dukshëm trafikun në Prishtinë”, njoftohet në komunikatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme