Policia e Kosovës po vazhdon aksionin për të monitoruar respektimin e masave kundër përhapjes së Coronavirusit.
Policia e Gjilanit ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali se gjatë 24 orëve të fundit janë gjobitur 247 persona për mosrespektimin e masave kundër koronavirusit.
“Gjatë 11 gushtit 2020, nga ana e Policisë së Kosovës në rajonin e Gjilanit janë shqiptuar gjithsej 247 fletëparaqitje që do të procedohen te inspektorët sanitar”.