Tenisti serb Novak Gjokoviq, përfundimisht do të largohet nga Australia.
Kjo pasi që Gjykata Federale e Australisë e la në fuqi vendimin e qeverisë për të refuzuar vizën ndaj tenistit serb.
Gjokoviq do të largohet rreth orës 12:30 sipas kohës lokale.
Kjo u bë e ditur nga gazetari australian Paul Sakkar.
Tenisti serb do të flutorojë fillimisht drejt Dubait.
Kështu ai nuk do të mund të luajë në “Australia Open” pasi loja e parë luhet nesër.