Ministrja e Drejtësisë së Shqipërisë, Etilda Gjonaj, pas takimit me ministrin e Drejtësisë së Kosovës, Selim Selimi, ka thënë se kanë diskutuar për rritjen e bashkëpunimit sa i përket fushës së drejtësisë, raporton Ekonomia Online.
Ajo në konferencë për medie, ka thënë se Shqipëria do ta ndihmojë Kosovën në procesin e nisur në Reformat në drejtësi.
Gjonaj, ka thënë se do të ofrojnë gjithë përvojën e tyre që kanë kaluar që Kosova ta përfundojë këtë proces.
“E përgëzova ministrin për marrëveshjen në Washington dhe të gjitha rezultatet pozitive nga kjo marrëveshje.
” Eksperienca jonë do të shërbejnë për reformën që Ministria e Drejtësisë së Kosovës ka filluar. Do të mundohemi që përmes grupeve të ekspertëve ti ofrojmë ekspertizën tonë më qëllim që te kemi mundësinë apo të shmangim dhe njëkohësisht të forcojmë bashkëpunimin mes dy ministrive”tha ajo.
Ministrja Gjonaj, përmendi edhe bashkëpunimin ndërgjyqësor, në fushën civile dhe tregtare. Ajo ka thënë finalizimi i këtij bashkëpunimi do të ndodh në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.
“Bashkëpunimi ndër gjyqësor i cili jo vetëm qa ka vijuar, por kemi synimin që ta forcojmë, duke ngritur një ekip të përbashkët për të firmosur, marrëveshjen e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Kosovës për sa i përket fushës civile dhe asaj tregtare. Shpresojmë që në një kohë shumë të shpejtë do të jetë mbledhja e përbashkët ndërmjet dy qeverive të kemi mundësinë të firmosim për të bërë realitet këtë garanci bashkëpunimi .Besoj së këtë do mund ta përfundojmë në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive”, është shprehur ajo.