Anëtari i PDK-së, Betim Gjoshi i ka kërkuar Liburn Aliut të japë dorëheqje nga posti i ministrit të Infrastrukturës pas ngritjes së aktakuzës.
Ai ka karkatur nga Aliu që mos të luaj aktorin sikur nuk di asgjë, por politikanin e përgjegjshëm.
Këto komente i ka bërë në Facebook, zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi.
“Z. Aliu, mos e bëj aktorin sikur nuk din asgjë për Aktakuzën, por politikanin e përgjegjshëm. Tani që e konfirmove lajmin dorëhiqu dhe lejoje drejtësinë ta bëjë punën pa asnjë pengesë”, ka thënë ai.
“Ndiqe shembullin e kolegëve të përgjegjshëm nga politika që ofronin dorëheqjen nga detyra kur akuzoheshin zyrtarisht. Bëhu ministri i parë që jep dorëheqjen në ditën e parë të punës. Albin Kurti duhet ta jap shembullin nga shtëpia e tij. Ai duhet ta shkarkojë nga detyra z. Aliu, për të treguar shembullin se nuk është një demagog më shumë në qytetin tonë. Pavarësisht se jemi kundërshtarë politik, ju z. Kurti duhet të merrni shembujt e mirë nga z. Kadri Veseli”, tha ai.