Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, i ka reaguar ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas postimit të këtij të fundit në lidhje me ikjen e qytetarëve nga vendi.
Gjoshi ka shkruar se ai po i sulmon mediat me qëllim të frikësimit të tyre.
“Janë mësuar këta të padijshëm që s’dijnë të bëjnë asnjë punë në të mirë të qytetarëve, që të manipulojnë me të dhëna e të shpifin për çdokënd që mendon ndryshe e prezanton gjendjen e vërtetë në terren”, ka shkruar Gjoshi.
Ai u ka bërë thirrje ministrit e kryeministrit të shkojnë në aeroport e “të mos gënjejnë me statistika”.
“Përballuni me realitetin dhe ofroni zgjidhje të problemeve”, ka shkruar Gjoshi në fund.