Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Betim Gjoshi ka mbajtur tubim me qytetarët e fshatit Sankoc dhe Fushicë,
Përmes një postimi në Facebook, Gjoshi falënderon të gjithë mbështetësit e PDK-së dhe kandidatin për kryeministër Bedri Hamzën.
“Nuk ka ndjenjë më të mirë se të mbështetesh nga bashkëqytetarët. Isha plot emocion para qytetarëve të Sankocit dhe Fushticës në shkollën Luigj Gurakuqi, për t’ju falenderuar për mbështetjen dhe për t’ju kërkuar angazhim edhe këto ditë që na kanë mbetur deri në fitore. Faleminderit për mbështetjen e PDK 131, Bedri Hamzës për Kryeministër dhe mua si kandidat për deputet me numrin 50. Ky vit është i juaji, i Kosovës dhe i PDK-së”, ka shkruar Gjoshi.