Pas një pune intenzive hetimore, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, njofton se ka arritë që të arrestoj personin e dyshuar lidhur me rastin Vrasje e rëndë në tentativë.
Rasti ka ndodhë me datën 13.06.2024 në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.
Arrestimi i personit të dyshuar:
“H.V. mashkull 23 vjeç, nga hetuesit dhe Njësiti për Reagim të Shpejtë, është kryer në banesën e të dyshuatit, ku janë gjetë dhe sekuestruar: Një armë e gjatë AK-47, një revole, një granatë dore dhe një thikë etj.
Pas intervistimit, personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.