Një person është arrestuar në rrugën “Skender Rexhepi” në Prizren, pasi që i njëjti dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri në një aheng familjar.
Nga i dyshuari është sekuestruar një revole me leje të skaduar dhe një gëzhojë e armës së zjarrit.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, njofton policia.