Gjuajtje me armë pranë Gjykatës në Pejë, plagosen dy persona

Prishtinë | 17 Tet 2025 | 17:06 | Nga Ekonomia Online

Dy persona janë lënduar si pasojë e gjuajtjeve me armë afër Gjykatës Themelore në Pejë.

Rastin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënës polici për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi bëri të ditur se të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

“Njësitet kompetente, hetuesit dhe prokurori janë në vendngjarje dhe po merren me rastin,” tha Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Pejës

Të ngjashme