Policia e Kosovës ka njoftuar se një i dyshuar pas një mosmarrëveshjeje, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Siç bën të ditur Policia, rasti ka ndodhur dje rreth orës 20:30, në Miradi të Poshtme, Fushë Kosovë.
Po ashtu, nuk raportohet për të lënduar ndërsa njësia policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një predhe dhe një fishek të kalibrit 7.62 mm.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.