Rreth orës 14:45 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në rrugën ”Mbretëresha Teutë” në Prishtinë.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore.
Nga të shtënat me armë zjarri nuk është lënduar askush, ndërkohë të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
“Nga veprtimet e para policore janë identifikuar dy persona si të dyshuar të mundshëm të përfshirë në rastin në fjalë, ndërkohë që nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht po vijon puna hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, ka konfirmuar policia.