Në Rrugën “Pavarësia” në Hajvali të Prishtinës, mbrëmë rreth orës 22:40, ka pasur të shtëna zjarri.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një person deri sa po lëvizte me veturën e tij është sulmuar me armë zjarri nga persona të panjohur.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se përderisa ka qenë duke lëvizur me veturën e tij me targa vendore persona deri më tani të pa njohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së tij. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë vërejtur se vetura e ankuesit është qëlluar me armë zjarri si dhe kanë gjetur dhe konfiskuar tre gëzhoja dhe dy predha të cilat dyshohet se mund të jenë të AK47. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.