Policia njofton se pasi ka shkuar në oborrin ku ishin dëgjuar të shtëna me armë, i dyshuari ua ka dorëzuar armën “Kallashnikov”.
Përveç armës, i dyshuari ka dorëzuar edhe një karikator të zbrazur dhe 12 gëzhoja të kalibrit 7.62mm.
Arma është konfiskuar.
Të shtënat kanë ndodhur gjatë një ahengu familjar.
Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00 në rr. “Xhavit Ahmeti”, në Prishtinë.
Lidhur me rastin, që nga Policia po trajtohet si posedim i paautorizur i armëve, është njoftuar prokurori.