Trupi ka gjuhën e tij, me anë të cilit përcillen shumë mesazhe. Studimet tregojnë se njerëzit të ciët dinë të komunikojnë në mënyrë efektive përmes shenjave joverbale kanë nivele më të larta të inteligjencës emocionale.
Më poshtë do të lexoni disa këshilla të gjuhës së trupit të cilat është mirë t’i adoptoni për t’u bërë të suksesshëm.
Qëndroni drejt
Duke qëndruar i lakuar në karrige, duke i mbajtur bërrylat në tavolinë dhe duke e mbuluar fytyrën me duar janë shenja të mosrespektimit. Këto gjëra përçojnë mesazhin se nuk jeni të interesuar në atë çfarë tjetri po flet. Prandaj, është e rëndësishme të qëndroni ulur drejt për tu dukur më me vetëbesim kjo është pozitë e fuqisë! Mbani mend: aq më shumë vend që zë trupi juaj, aq më të suksesshëm dukeni. Asnjëherë mos qëndroni ‘dredhur’: kjo ju bën të dukeni të vogël dhe shërben si indikator se nuk jeni të fuqishëm.
Kujdes me gjestet
Nëse i ekzagjeroni gjestet tuaja, njerëzit do të mendojnë se jeni duke gënjyer apo jeni duke u përpjekur të fshihni ndonjë gjë. Në anën tjetër, gjestet si hapja e duarve tregojnë se nuk keni asgjë për të fshehur.
Mos i prekni flokët
Nëse jeni një nga personat të cilët vazhdimisht i prekin flokët, luajnë me to apo përpiqen t’i rregullojnë, atëherë hiqeni këtë shprehi. Ky gjest i shfaqë pasiguritë tuaja dhe tregon se nuk jeni të vëmendshëm.