Gjuha e urrejtjes dhe keqinformimi po sfidojnë mediet online

Prishtinë | 30 Maj 2017 | 11:18 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjuha e urrejtjes dhe keqinformimi janë çështjet më problematike me të cilat po ballafaqohen Mediet Online në Kosovë.

Kjo si pasojë që çdo individ ka mundësinë të plasojë lajme edhe pse nuk është profesionist në media.

Kështu u tha në konferencën me temë “Gjendja e Medieve Online në Kosovë”, e organizuar nga misioni i OSBE-së, raporton Ekonomia Online.

Dane Koruga përfaqësues i misionit të OSBE-së në Kosovë, ka thënë se sfidat e para që i sheh në Mediet Online në Kosovë janë gjuha e urrejtjes dhe keqinformimi e që po bëhet edhe prej njerëzve jo profesionistë.

“Sfidat e para që i shoh në Media Online janë gjuha e urrejtjes, keqinformimi dhe kjo po jep mundësi edhe përmbajtjes së gjeneruar nga lexuesi dhe këtu po flasim për njerëz që nuk janë profesionist. Shpresoj që do të mund t’i trajtojmë këto sfida dhe të paktën Mediet Online t’i sjellim në binarë”, ka thënë ai.

Imer Mushkolaj, kryesues i Këshillit të Medieve të Shkruara të Kosovës, ka thënë se duhet punë dhe angazhim i gjithëmbarshëm që mediet në përgjithësi të rregullohen dhe të respektojnë kodin.

Ai ka thënë se problem tek Mediet Online mbetet edhe pronësia.

“Mediet e caktuara nuk duan ta respektojnë kodin respektivisht nuk duan të respektojnë në raste të caktuara pjesë të këtij kodi. Kur themi gjendja e medieve Online në Kosovë na bjen në mendje menjëherë mënyra se si ato funksionojnë në aspektin e qëndrueshmërisë financiare që është një ndër problemet, na bjen më mendje mënyra se si ato funksionojnë respektivisht se çfarë etniteti janë në kuptimin e bizneseve ose si medie që raportojnë e që ne në fakt i shfrytëzojmë shërbimet kushtimisht të tyre dhe po ashtu na bien në mendje pronësia e këtyre medieve”, ka thënë ai.

Kurse Agron Bajrami kryeredaktor në gazetën “Koha Ditore”, ka thënë se shqetësues mbetet edhe fakti i përpjekjes për të lansuar informata të rrejshme me synim të përfitimit politik apo ekonomik.

Ai ka thënë se sfidë për portalet mbetet edhe joprofesionalizmi.

“Problemi është se tash  për shkak se kemi një situatë ku secili individ potencialisht sepse ka mundësi përmes rrjeteve sociale me ndiku në masë shumë të madhe te audienca dhe prandaj atë me shndërrua në një fake medium dhe kjo është ajo që ndodhë. Ne e kemi nj situatë në Kosovë ku shumë prej tyre që po i quajmë portale nuk janë mediume sepse nuk kanë të punësuar njerëz si gazetarë, as redaktorë, as lektorë as fotografë por janë një njëri që e kryen të gjithë punën”, ka thënë ai.

Të ngjashme