Gjuha zbulon shëndetin e brendshëm

Prishtinë | 27 Tet 2019 | 10:21 | Nga Ekonomia Online

Simptomat e sëmundjeve tregohen në mënyra të ndryshme, por ajo që nuk e keni ditur është se shenjat mund t’i vëreni në gojën tuaj, më saktësisht në gjuhë.

Në gjuhë vërehen shenjat e ftohjes, etheve, verdhëzës, dhimbjeve të kokës apo punës së keqe të zorrëve.

Gjuha te personat e shëndetshëm duhet të jetë rozë, e pastër dhe i mbuluar me njolla të vogla që dallojnë shijet. Por, kur gjuha është e kuqe, e zezë apo e bardhë, tregon se diçka nuk po funksionon si duhet në organizëm.

Gjuha e ënjtur zakonisht tregon se në pyetje është alergjia, e gjuha e errët do të thotë e keni tepruar me antibiotik apo simptoma të sidës. Brazdat e gjata në gjuhë do të thonë se bëhet fjalë për sëmundjet seksuale.

Gjuha e fortë do të thotë se keni mungesa të vitaminave B12. Mjekët indianë kanë menduar softuerin i cili me ndihën e fotografisë digjitale, që tregon nëse ka ardhur deri te ndryshimi i ngjyrës së gjuhës, fryrjes apo ënjtjes së gjuhës.

Softueri për momentin dallon 14 gjendje të ndryshme, e mjekët shpresojnë se shumë shpejt do ta zbulojnë një program të ri, i cili përmes syve do të mund t’i dallonte të dhënat apo sëmundjet që mund të pasojnë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme