Gjukanoviq: E mbështesim dialogun politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit

Prishtinë | 18 Maj 2022 | 12:32 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i  Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka thënë se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe malit të Zi janë të shkëlqyera, raporton Ekonomia Online.

“Sot jam në vizitën e parë në Kosovë. Marrëdhëniet ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës janë të shkëlqyera, raporte të hapura mes dy vendeve tona”.

“Marrëdhënie të tilla janë të mundura sepse duhet të forcojmë bashkëpunimin në rajon. Me një vëmendje të veçantë po përcjellim në skenën politikë të Kosovës. Mali i Zi është anëtare e NATOS dhe bashkë jemi drejt BE. Me një vëmendje të veçantë përcjellim normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”. “Ne mbështesim dialogun politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit i cili mund të qojë deri në një marrëveshje gjithëpërfshirëse”. Kjo është çështje që e prek stabilitetin e rajonit. Ne tregojmë interesim që ky dialog të vazhdoj. Kemi shkëmbyer informacion se çka po ndodh në Mal të Zi që prekin perspektiven rajonale. Kemi ndryshuar qeverinë një gjë që besoj na shërben për nder”. “Tani kemi qeveri të re dhe shpresojmë se Mali i Zi do të ruajë pozitën e liderit në integrimin evropian”. “Jemi pajtuar se zgjedhja më e mirë është anëtarësimi në BE dhe NATO. Është interes edhe i BE. Anëtarësimi në BE do të ishte një investim në paqe dhe zhvillim. Një tragjedi në Ukraine ka qenë moment që na ka zgjuar të gjithëve sepse është goditur sistemi i vlerave evropiane. Mesazhi është që të gjitha vendet e Ballkanit e kanë vendin në BE”.

Të ngjashme