Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka folur për çështjen e demarkacionit të kufirit Kosovë-Mali i Zi, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se është verifikuar marrëveshja për kufirin në të dy parlamentet tona dhe problem për këtë çështje mund të krijojë vetëm ata që e shohin si problematike.
Megjithatë, ai tha një komision i përbashkët do të shikojë për korrigjimet.
“Kjo çështje mund të konsiderohet problematike vetëm për dikë që dëshiron të krijojë probleme, ne s’dëshirojmë që të krijojmë probleme në asnjë nga adresat tona dhe jam i sigurt që do t’i përmbahemi dokumenteve që kemi nënshkruar dhe se përmes punës së komisionit të përbashkët për demarkacion do të krijojmë kushtet e domosdoshme për korrigjime për të cilat do të pajtohemi që do të kontribuojë që ky kufi në demarkacionin e tij të jetë i logjikshëm dhe të jetë ashtu siç duhet të jetë dhe të mos shërbejë si burim i mosmarrëveshjeve dhe rrezikimit të marrëdhënieve tona”.