Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq e ka pritur sot në takim lamtumirës Ambasadorin e Kosovës atje, Ylber Hysën.
Gjukanoviq, siç u njoftua nga kabineti i tij, shprehu respekt për kontributin e Hysës në bashkëpunimin kuptimplotë të institucioneve ndërshtetërore.
Presidenti malazez tha se shteti i tij mbështet plotësisht realizimin e qëllimeve dhe interesave të Kosovës në kontekstin e integrimit evropian dhe euroatlantik.
Duke vlerësuar marrëdhëniet e mira fqinjësore, Gjukanoviq përsëriti rëndësinë e arritjes, siç u tha, “të një marrëveshjeje ndërshtetërore kufitare të miratuar nga populli vendas dhe bashkësia ndërkombëtare”.Reklamë
“Ai vuri në dukje mbështetjen e plotë të Malit të Zi për arritjen e qëllimeve dhe interesave të Kosovës në kontekstin e integrimit evropian dhe euroatlantik dhe vlerat për të cilat ne përpiqemi së bashku”, thuhet në deklaratë.