Gjurgjeviku i vogël së shpejti bëhet me kanalizim për ujëra të zeza

Klinë | 31 Kor 2017 | 15:18 | Nga

Në fshatin Gjurgjevik i Vogël të Klinës, sot kanë nisur punimet për ndërtimin e kanalizimit për trajtimin e ujërave të zeza.

Ky fshat numëron rreth 100 shtëpi me mbi 600 banorë të cilët tash e tutje nuk do të jetojnë me frikën e ndotjes së bunarëve të tyre prej nga furnizohen më ujë të pijshëm. I tërë projekti është 5.600 metra dhe ka kushtuar 62 mijë euro.

Në ceremoninë e fillimit zyrtar të punimeve, kryetari i Komunës së Klinës, z. Sokol Bashota ka uruar gjithë banorët për ketë projekt dhe ka premtuar edhe asfaltimin e rrugëve në ketë fshat që është edhe paralagje e qytetit të Klinës.

“Sot është një ditë e veçante për banorët e këtij fshati dhe për strukturat e pushtetit lokal ngase po kemi mundësi për të realizuar një projekt i cili është në interes dhe shërbim të qytetarëve. Me këtë projekt krijohet një ambient shumë me i pastër dhe hiqet mundësia e kontaminimit të bunarëve të familjeve të këtij fshati. Të jeni shumë të sigurt se pas këtij projekti do të punohet edhe në asfaltimin e rrugëve të këtij fshati”, u ka thënë banorëve të Gjurgjevikut, kryetari Bashota.​

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme