Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë, Marko Gjuriq është takuar dje me Sekretarin e Shtetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Andrej Logar, të cilin e informoi për rrjedhën e dialogut me Prishtinën dhe theksoi se Beogradi nuk ka partner zbatues nga ana tjetër për muaj të tërë.
Sipas tij, Beogradi është i gatshëm të vazhdojë dialogun me Prishtinën dhe është i angazhuar vazhdimisht për zgjidhjen e të gjitha mosmarrëveshjeve, si dhe problemet e popullit serb në Kosovë, në mënyrë paqësore dhe demokratike.