Gjuriq: Gjëja më e rëndësishme është që qeveria e re në Prishtinë të heqë bllokadat

Prishtinë | 04 Qer 2020 | 15:19 | Nga Ekonomia Online

Gjëja më e rëndësishme në këtë moment është që qeveria e re në Prishtinë të heqë urgjentisht të gjitha “ndalesat dhe bllokadat anti – civilizuese.

Kështu tha sot drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq në një bisedë në me ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës, Thomas Schieb dhe Jean-Louis Falconi.

Kjo, tha ai, është e nevojshme për të siguruar qarkullimin e lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve në përputhje me marrëveshjen e CEFTA-s dhe standardet evropiane dhe për të ndërmarrë hapa të qartë dhe të sinqertë drejt zbatimit të marrëveshjeve të arritura në dialogun e Brukselit, raporton Tanjug.

Të ngjashme