Sot në Beograd, në një mbledhje të ftuar nga Marko Gjuriq, kanë marrë pjesë përfaqësues të komunave me shumicë serbe nga Kosova si dhe zyrtarë të Listës Srpska. Ata, transmeton Koha.net, kanë biseduar rreth zgjedhjeve lokale në Kosovës që do të mbahen më 22 tetor.
“Lista Srpska është projekt politik me rëndësi kombëtare për Serbinë dhe popullin serb në Kosovë dhe për këtë arsye në zgjedhjet lokale të 22 tetorit vendimtare do të jetë që ajo, me përkrahje të institucioneve të Serbisë, të dalë me kandidatë që në secilën nga 10 komunat me shumicë serbe ta tubojë popullin”, citon tanjug të ketë thënë drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq pas takimit me përfaqësuesit e komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Ai ka kërkuar unitet të kësaj liste.
Sipas fjalëve të tij, në takim është kërkuar ë Lista Srpska të dalë me kandidatët më të mirë për kryetar komunash
“Shteti i Serbisë do të vazhdojë të përkrahë organizmin politik të serbëve në Kosovë, të përkrahë përpjekjet e përfaqësuesve serbë që të kenë sa më shumë hise në institucione, në të gjitha format e jetës shoqërore, pasi nga ato varet ekzistenca e jonë në Kosovë”, ka thënë Gjuriq.
Kryetari i Listës Srpska Goran Rakiq ka thënë se kjo listë është e vetmja parti që tubon serbët, që Serbinë e ka në zemër dhe që jetën më të mirë të serbëve në Kosovë e ka në vend të parë.