Gjuriq: Lista Srpska, e vetmja garanci për serbët e Kosovës

Prishtinë | 29 Maj 2017 | 20:04 | Nga

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq, ka thënë se Kosova vazhdon të jetë një vend jostabil dhe me tensione të vazhdueshme.

Ai e ka lavdëruar Beogradin, duke thënë se qëndrimet e Serbisë ishin vendimtare që sado pak të ketë një qetësim të situatës.

Duke folur me studentët e Sigurisë në Fakultetin e Beogradit, ai iu tha atyre se Kosova është temë e vështirë për ata që studiojnë fenomenin e sigurisë, pasi sipas tij Kosova është zonë e vogël dhe me plotë ndikime gjeopolitike, çka rezulton me jostabilitet potencial, transmeton lajmi.net.

Ai shtoi se dialogu Prishtinë-Beograd është i rëndësishëm për serbët, duke theksuar se Lista Serbe është e vetmja garanci për serbët e Kosovës.

“Zgjedhjet e 11 qershorit janë të rëndësishme sidomos për sigurinë e serbëve të Kosovës, për shkak se atje ka një rritje të ekstremizmit politik, dhe është vetëm Lista Serbe në gjendje për ta parandaluar formimin e Ushtrisë së Kosovës”, tha Gjuriq.

Edhe Qeveria e Serbisë i ka dalë në mbështetje Listës Serbe për zgjedhjet e 11 qershorit në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme