Marko Gjuriq e ka porositur kryeministrin kosovar, Isa Mustafën, se asnjëherë nuk do të mund ta vizitojë pjesën veriore të Trepçës.
Emisari serb këto komente i ka bërë në konferencën e jashtëzakonshme për media, ku ka akuzuar kryeministrin kosovar se ka gabuar kur nuk i ka përfshirë punëtorët serbë në ligjin për Trepçën
“Mendoj se ai është mashtruar, sepse mijëra punëtorë të Trepçës nuk do të pushojnë së ekzistuari, e as mbështetja jonë për ta”, pohoi Gjuriq.
“Lufta jonë është që të jetojmë dhe ta mbrojmë atë që është e jona. Trepça do të jetë aty, por ai (Isa Mustafa) është i vetmi që nuk do të jetë në të e as që do të mund të vijë ta vizitojë, apo ta marrë atë. Populli do të dijë si ta mbrojë pasurinë e vet”, ka thënë Gjuriq.