Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Serbisë mund të pritet një vendim shumë i ekuilibruar lidhur me miratimin e ligjit për Trepçën në Kuvendin e Kosovës.
Ai për televizionin B92, i ka shpjeguar të gjithë hapat ligjorë që mund të ndërmerren për t’iu siguruar mbështetje pronarëve të Trepçës, për të filluar procedurën e arbitrazhit në rast.
Fondi Zhvillimor i Serbisë si pronari më i madh i Trepçës, sipas B92, ka të drejtë të iniciojë procedurë të arbitrazhit kundër Kosovës, dhe ka deklaruar se qeveria serbe do të angazhojë ekspertë të njohur ndërkombëtarë në këtë çështje.
“Ne do të përdorim të gjitha mjetet për të mbrojtur atë që është e jona”, ka thënë Gjuriq