Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se UNMIK është dëshmi e pakëndshme në Kosovë, për atë që ai e ka quajtur dhunim të drejtësisë ndërkombëtare.
Sipas tij, kjo është arsyeja se pse Kosova po provon që ta përzë këtë mision, shkruan Tanjug.
Gjuriq këto deklarata i ka thënë këtë të enjte në lidhje me seancën e Këshillit të Sigurimit, për situatën në Kosovë, ku Prishtina po kërkon përmbylljen e mandatit të UNMIK-ut.
“Ata po duan që t’i përzënë dëshmitarët e pakëndshëm, këtë rast UNMIK-un”, ka deklaruar Gjuriq.