Gjuriq: Vrasja e Ivanoviqit plagë e popullit serb në Kosovë

Prishtinë | 16 Jan 2020 | 12:18 | Nga Ekonomia Online

Dy vjet pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, udhëheqësit të Iniciativës Qytetare SDP,  kjo  mbetet një plagë e hapur e të gjithë popullit serb në Kosovë dhe më gjerë.

Kështu tha drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq,

“Është një tragjedi për familjen dhe shkon në ndërgjegjen e të gjithë atyre që janë duke u përpjekur të keqpërdorin këtë rast për qëllime politike,” tha ai për Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Politikani serb, Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar të 2018-ës para zyrës së partisë së tij Iniciativa Qytetare SDP në veri të Mitrovicës, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme