Gjuriq udhëheq delegacionin serb në diskutimet në Berlin për hekurudhën Kosovë-Serbi

Prishtinë | 27 Jan 2020 | 08:36 | Nga Ekonomia Online

Pas marrëveshjes për rikthimin e linjës ajrore midis Kosovës dhe Serbisë bisedimet do të zhvillohen sot në Berlintë Gjermanisë për rikthimin e linjës hekurudhore midis të dyja vendve pas më shumë se dy dekadave.

Siç raporton Tanjug duke iu referuar burimeve, delegacioni serb në këtë takim do të udhëhiqet nga drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.

Sipas burimve  të Tanjug, “do të diskutohen vetëm tema tregtare, pasi kushti i Beogradit për vazhdimin e dialogut politik, i cili do të vazhdojë të zhvillohet nën kujdesin e BE-së, është heqja e taksës 100 për qind për mallrat nga Serbia qendrore dhe BiH e vendosur nga Prishtina.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Beograd përmes një shkrimi në Twitter ka njoftuar se  emisari i Amerikës në bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka bërë të ditur se të gjitha palët janë pajtuar për rivendosjen e trafikut hekurudhor ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas njoftimit të Ambasadës së SHBA-së në Beograd, detajet e kësaj marrëveshje priten të diskutohen sot në Gjermani, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme