Nënkryetari i Partisë Përparimtare Serbe (PPS) Marko Gjuriq ka pretenduar se “Vuk Jeremiq është mbështetja më e madhe e Prishtinës në Beograd, duke sulmuar së bashku dhe në mënyrë të sinkronizuar me separatistët shqiptarë dhe sponsorët e tyre presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq”.
“Jeremiq në të kaluarën ka luajtur me interesa të Serbisë si dhe gjithçka ka shkatërruar dhe me këtë e ka sjellë Kosovën në prag të anëtarësimit në Kombet e Bashkuara”, pretendohet në deklaratën e shkruar të Gjuriqit.
Gjuriq konsideron se arsyeja e vetme se “Kosova ende është e vetëshpallur në mënyrë provizore, e jo anëtare e plotfuqishme e komunitetit ndërkombëtar, është se pushteti aktual e ka kthyer autoritetin e Serbisë në raport me vendet të cilat janë në Këshillin e Sigurimit”.
Gjuriqit më tutje ka deklaruar se “detyra e vetme e Jeremiqit është që ta dobësojë presidentin tonë Aleksandar Vuçiq dhe Partinë Përparimtare të cilët janë garanci e vetme e mbrojtjes së fortë dhe të palëkundshme të interesave kombëtare serbe”.