Gjuriqi demanton Tahirin: S’ka marrëveshje për targat

Prishtinë | 09 Sht 2016 | 09:00 | Nga

Pas deklaratave nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri, se është arritur marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për targat e automjeteve, një gjë të tillë është mohuar nga pala serbe.

Arrihet reciprociteti për tabelat e veturave në mes të Kosovës dhe Serbisë, sipas modelit të aplikuar mes Greqisë dhe Maqedonisë.

Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, ka thënë se delegacioni i Beogradit gjatë bisedimeve në kuadër të dialogut teknik me ndërmjetësimin e BE-së, ka ngritur çështjen e Asociacionit të komunave serbe dhe se “Prishtina është konfuze kur bëhet fjalë për ekipin e menaxhimit të themelimit të saj”, shkruan Tanjug.

Sipas Gjuriqit, ai personalisht nga zyrtarët më të lartë të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa ka dëgjuar se ekipi i menaxhimit është formuar.

“Unë personalisht mbështes themelimin e Asociacionit. Unë mendoj se kjo sjell paqe dhe siguri për serbët dhe shqiptarët”, tha Gjuriq.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme