Gjykata angleze 40 vjet burg 7 shqiptarëve, kishin një rrjet shtëpish bari, prodhonin e shisnin “bar jeshil”

Prishtinë | 25 Sht 2025 | 22:47 | Nga Ekonomia Online

Një rrjet i mirëorganizuar i shpërndarjes dhe prodhimit të kanabisit në Mbretërinë e Bashkuar, i udhëhequr nga shtetas shqiptarë, është goditur nga autoritetet britanike.

Shtatë persona janë dënuar me një total prej gati 40 vitesh burg, pas një hetimi të gjatë të kryer nga Policia e West Midlands dhe Njësia Rajonale për Krimin e Organizuar.

Hetimi, i cili nisi në maj të vitit 2022, zbuloi një strukturë kriminale që prodhonte dhe shpërndante kanabis në shkallë të gjerë në të gjithë Britaninë.

Emrat dhe dënimet e të dënuarve:

Erikson Kararaj, 34 vjeç, nga Birmingham – 8 vite burg

Arben Sinjari, 48 vjeç, nga Birmingham – 7 vite burg

Islam Toro, 31 vjeç, nga Tipton – 5 vite e 8 muaj burg

Klajdi Zyka, 28 vjeç, nga Darlaston – 5 vite burg

Qemal Sakaj, 29 vjeç, nga Birmingham – 4 vite e 6 muaj burg

Avdulla Delbashi, 31 vjeç, nga Birmingham – 4 vite e 4 muaj burg

Soni Gremshi, 37 vjeç, nga Birmingham – 3 vite e 4 muaj burg

Të ngjashme