Gjykata e Apelit e Kosovës, ka njoftuar edhe njëherë se rasti ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes të akuzuar për terrorizëm është kthyer në rivendosje.
“Gjykata e Apelit i ka përcjellë me interes raportimet e mediave, pas publikimit të komunikatës së djeshme lidhur më ndërprerjen e masës së paraburgimit për të akuzuarit Atdhe Arifi, Frashër Krasniqi dhe Egzon Haliti.
Për shkak të interesit të madh të mjeteve të informimit dhe për të mos u krijuar konfuzione të pa nevojshme, Gjykata e Apelit njofton, se ky rast është kthyer në rivendosje”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Gjykata ka treguar se është duke e përpiluar vendimin më shkrim, në të cilin i cili do të jepen edhe arsyet.