Gjykata e Apelit ka ulur dënimin për ish-deputetin Mark Frroku, i cili u dënua me 7.5 vite burg nga Dhoma Penale Tiranë. Frrokut iu ul dënimi me 1.5 vite dhe do të vuajë 6 vite burg. Ish-deputeti u dënua për pastrim parash, fshehje të pasurisë dhe ndërtim pa leje.
Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 25 vite burgim për Frrokun, nga të cilat 17 vetëm për akuzën e vrasjen në kryeqytetin belg, Bruksel, në vitin 1999, të një shqiptari, gjatë një përplasjeje mes grupeve që kontrollonin një rrjet prostitucioni, por Mark Frroku u shpall i pafajshëm për ngjarjen e ndodhur në Belgjikë./lapsi.al