Aktakuzat për korrupsion ndaj kryeministrit Benjamin Netanyahu nuk e skualifikon atë nga formimi i një qeverie, sipas vendimin të Gjykatës së Lartë të Izraelit.
Kjo i hap rrugën udhëheqësit veteran të mbetet në pushtet.
Në vendimin e saj kundër opozitës të mërkurën, Gjykata e Lartë gjithashtu deklaroi se marrëveshja e qeverisë së unitetit të Netanyahut me rivalin e tij Benny Gantz nuk përbën shkelje ligjore, duke hedhur poshtë argumentet që e mbron atë në mënyrë të paligjshme në gjykimin për korrupsion.
Ky vendim heq një pengesë kritike ligjore për qeverinë e koalicionit, krahu i djathtë Netanyahu dhe qendra e Gantz planifikojnë të betohen në javën e ardhshme.
Gjithashtu i jep fund një bllokimi politik të këtij vendi i cili po lufton me pandeminë koronavirus dhe pasojat ekonomike të saj.
Netanyahu, 70 vjeçar, u akuzua në janar për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit. Ai mohon çdo keqbërje në të trija rastet, përderisa gjykimi i tij pritet të fillojë më 24 maj.