Politikani nacionalist serb, Vojsllav Sheshel, do të mësojë sot nëse gjykata e Kombeve të Bashkuara do të mbështesë një apel kundër shfajësimit të tij për akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Sheshel akuzohet se ka kryer krime kundër joserbëve në Kroaci, në rajonin serb të Vojvodinës dhe në Bosnje dhe Hercegovinë, gjatë luftërave në Ballkan, që çuan në shpërbërjen e Yugosllavisë në vitet e 90-ta. Në këto luftëra u vranë afro 130 mijë njerëz.
Sheshel akuzohet po ashtu për persektuim në bazë të prirjeve politike, fetare dhe racore, për deportim, vrasje dhe torturë.
Shesh, 63-vjeç, i mohon këto akuzat.
Ai kishte refuzuar që të marrë pjesë në seancën dëgjimore në Tribunalin e Hagës në dhjetor të vitit të kaluar.
Prokurorët e OKB-së kanë kërkuar nga gjykata që ta gjejë fajtor Sheshelin për tri akuza për krime kundër njerëzimit dhe për gjashtë akuza për shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës dhe ta dënojnë atë me 28 vjet burg, ose të urdhërojnë rigjykim.
Një një vendim kundërthënës në mars të vitit 2016, gjykatësit e Tribunalit Ndërkombëtar për Krime në ish-Jugosllavi liruan Sheshin nga të gjitha akuzat.
Paneli i prokurorëve është thënë se “ka dështuar të ofrojnë prova” që do të dëshmonin se Sheshel ka qenë përgjegjës për krimet që është akuzuar.
Prokurorët kanë apeluar këtë vendim, duke thënë se gjykatësit kanë injoruar dëshmitë e ofruara.