Ministri serb i Drejtësisë ka marrë pyetje të reja nga Gjykata e Apelit në Colmar, e cila pritet të vendos për lirinë ose ekstradimin e Ramush Haradinajt.
Në çështjet e gjykatës franceze kërkohet sqarimi i dispozitave ligjore që kanë të bëjnë me veprat e Haradinajt i cili po akuzohet nga Serbia.
Gjykata në Colmar ka kërkuar që përgjigjet t’i kthehen deri në fund të marsit, pasi më 6 prill do mbahet seanca për Haradinajn.
Pyetjet e gjykatës franceze Ministria e Drejtësisë ia ka dërguar Prokurorisë për Krime Lufte e cila është duke hetuar liderin e AAK-së.