Shefki Spahiu, rreshteri i policisë së Kosovës, ju është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji nga Gjykata Themelore e Prizrenit, për dyshimin për vrasjen e kryer në fundjavë në një kazino në Suharekë.
Jetmir Aliaj po dyshohet se është vrarë nga polici Shefki Spahiu me 17 mars në vendin e tij të punës në Suharekë, ngjarje kjo që tronditi qytetin.
Sipas njoftimit nga Themelorja, polici dyshohet se kishte synuar grabitje në një kazino në rrugën e Reshtanit dhe kishte qëlluar punëtorin Jetmir Aliajn, punëtor të kazinosë.
Gjykata ka treguar se polici ka qëlluarin viktimën me armën e markës “Glock” në kokë, kështu duke i shkaktuar lëndime të rënda dhe duke e lënë të vdekur.
Themelorja ka thënë i dyshuari kishte qëndruar deri në orën 05:00 dhe ishte kthyer sërish kah ora 07:30 “dhe papritmas gjatë lëvizjes në kazino në një moment nxjerr armën – pistoletën e markës Glock, dhe nga një afërsi – distancë një metër shtënë një herë në pjesën e epërme të kokës të të ndjerit me iniciale J.A. i cili ka qenë i ulur në fotele dhe nga plaga e marrë mjeku i Emergjencës në Suharekë konstaton vdekjen” .
“Dyshimi i bazuar rrjedh nga faktet, rrethanat dhe provat e paraqitura nga Prokuroria e shtetit, e në radhë të parë fakti se mungon një fishek nga ngarkesa në 30 të tillë që i ka pasur si zyrtar Policor i Kosovës. Po ashtu fakti tjetër është se gëzhoja e gjetur në vendin e ngjarjes në pikëpamje të karakteristikave të përgjithshme përputhet me municionin që ka pas të ngarkuar si zyrtar i Policisë, pastaj shikimi i një CD-je që është nxjerr nga serveri i kamerave të sigurisë të lokalit ku është kryer vepra penale dhe sekuenca më kryesore është ku ndërmerren veprimet e veprës penale për të cilën ngarkohet”, thuhet në njoftim.