Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për gjashtë protestues të cilët ishin të pranishëm në tubimin e 16 shkurtit.
Ndërkohë që gjykata ka caktuar për shtatë qytetarët e tjerë masën e “arrestit të shtëpisë” .
Ndërsa për gjashtë protestues u vendos masa “detyrim paraqitje”
Në masën e sigurisë “arrest në burg” mbeti Florenc Hoxha, Resul Daci, Ilir Hamedani, Saimir Rexhepi, Agim Peposhi dhe Ferit Daukthi.